Featured

Argjentina fundos Kolumbinë, Brazili dëfrehet me Paraguain

Argjentina u dha një goditje të rëndë shpresave të Kolumbisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”. Përfaqësuesja bardhekaltër triumfoi 1-0 ndaj kolumbianëve me gol Lautaro Martinezit në minutën e 29-të. Kolumbia me këtë disfatë në raundin e 16-të pozicionohet në vendin e 7-të me 17 pikë.

Vazhdon ngjitjen në pjesën e sipërme Uruguai, që iu imponua 4-1 Venezuelës në ndeshjen e luajtur në Montevideo. Për vendësit shënoi që në minutën e parë Bentacour, më pas De Arrascaeta, Cavani dhe Suarez. Finalizimi i vetëm për Venezuelën mban firmën e Martinez.

Brazili i vendit të parë u dëfrye përballë Paraguait, duke fituar thellë 4-0. Golat për “Seleçaon” u shënuan nga Raphinha, Coutinho, Antony dhe Rodrygo.

Ekuadori hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimin pas barazimit 1-1 përballë Perusë në transfertë. Estrada shënoi për miqtë në minutën e dytë, për të ardhur më pas te goli i barazimit i realizuar nga Flores në të 69-tën.

Fitore shpresë për Kilin 2-3 në fushën e Bolivisë. Dy herë Alexis Sanches dhe finalizimi i Espinosas bënë të pavlefshëm golat e Enoumbas dhe Morenos. Gjithsesi, Kilit i duhet një mrekulli në ndeshjet e fundit për t’u renditur qoftë në vendin e pestë, që të çon në play off.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency