Kombëtare

Arjan Peço: “Thembra e Akilit” për Shqipërinë është sulmi, Bajrami dhe Asllani janë anashkaluar

Ish-trajneri shqiptar i të rinjve të Basel, Arjan Peço foli në Supersport para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Izraelit. Peço theksoi se trajneri Edy Reja ka aktivizuar një formacion ofensiv ndërsa shtoi se kuqezinjtë e kanë pasur gjithnjë një pikë të dobët sulmin. Ndër të tjera, Peço tha se Bajrami dhe Asllani janë anashkaluar, por e kanë treguar veten në Serie A.

Vendi i parë në grup? “Mendoj që kritikat janë të drejta sepse kombëtarja ka rastin për të dalë e para në grup dhe të shkoj në Ligën A. Kjo është diçka e rëndësishme sepse të lehtëson punën për t’u kualifikuar në Europian, ndaj pritshmëritë janë të mëdha”.

Formacioni? “Sot është dita për të fituar, duhej të fitonim edhe me Islandën, por nuk e menaxhuam mirë dhe këto ndryshime janë si rrjedhojë e asaj që duhet të ndodhte me Islandën. Jemi të detyruar të fitojmë, kemi lojtarë ofensivë në fushë.

Bajrami dhe Asllani janë anashkaluar, por e kanë treguar veten në Serie A dhe duket sikur Reja nuk është i kënaqur me Islandën. “Thembra e Akilit” ka qenë gjithnjë sulmi. Jemi favorit ndaj Izraelit, por është ndryshe nga Islanda dhe kanë lojtarë të rrezikshëm. E shoh të vështirë”, u shpreh Peço.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency