“Arkitekti” CR7/ Blen fushën e golfit për ta shkatërruar, kërkon privatësi për vilën marramendëse në vendlindje
Cristiano Ronaldo nuk është i përqëndruar vetëm te fusha apo te e ardhmja e tij që mbetet në ajër. Ylli luzitan po punon edhe për rehatinë e tij personale teksa së fundmi ka blerë një sipërfaqje toke në Portugali, aty ku synon të ndërtojë shtëpinë e ëndrrave. Në fakt, vila luksoze ka nisur të marrë formë teksa pjesë përbërëse e saj do të jetë një garazh me ashensorë ku CR7 mund të rreshtojë të gjithë makinat luksoze që posedon, ndërsa nuk mund të mungojnë pishinat, kinemaja, dhomat e lojërave si dhe një pamje ekskluzive nga Oqeani Atlantik.
Të gjithë këto detaje luksi, do t’i kushtojnë Ronaldos të paktën 17 milionë paund, mirëpo problemi i 37-vjeçarit nuk është te paratë. Ajo që e sikletos momentalisht Ronaldos është një klub golfi për vendasit si dhe një parkim, që pozicionohen mu përballë tokës ku Ronaldo po ndërton shtëpinë e ëndrrave.
(Me të kuqe prona ku po ndërtohet vila e Ronaldos, me blu klubi i golfit dhe parkimi që CR7 synon t’i prishë pasi të marrë pronësinë)

Megjithatë, sulmuesi i Manchester United e ka gjetur zgjidhjen teksa ka vendosur në punë avokatët e tij për të arritur marrëveshjen me pronarin e parkimit dhe klubit të golfit. Ronaldo kërkon t’i përvetësojë kërto dy prona dhe pasi t’i ketë kaluar në emër të tij, atëherë t’i shkatërrojë për të pasur në dispozicion një hapësirë edhe më të madhe e në këtë formë do të mund të jetonte totalisht i izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve për të shijuar në maksimum qetësinë me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre.



