Eredivisie

Armando Broja “bomber”, shënon golin e katërt sezonal me Vitessen

Armanda Broja vazhdon të shkëlqejë në Eredivisie. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare shënoi sërish për Vitessen, që triumfoi 1-3 në fushën e Willem II. Një fitore me përmbyjse kjo e skuadrës ku aktivizohet sulmuesi kuqezi, pasi pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të skuadrës vendëse, i shënuar nga Nunnely.

12 minuta pas startit të pjesë së dytë Openda barazoi 1-1, për të ardhur më pas te goli i Brojës në 63-tën, me një devijim të zgjuar brenda zonës, pas krosimit të Manhoef nga e majta. Rezultatin 1-3 e vulosi Vroegh 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Për Armando Brojën ky ishte goli i katërt në Eredivise në këtë sezon, në shtatë ndeshje gjithsej (313 minuta në total).

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency