Lajme

Arrestimet për pronat në Lezhë, Malota mohon përfshirjen

Në listën e personave për të cilët është lëshuar urdhër-arresti, bashkë me kryetarin e bashkisë së Lezhës, bën pjesë edhe emri i Renato Malotës, qendërmbrojtësit lezhjan të Vllaznisë.

Vetë futbollisti mohon të jetë i përfshirë në skandalin e pronave, ndërsa thekson se kjo ngatërresë mund të ketë ardhur sepse edhe ai ka një lokal në zonën në fjalë.

Nga Shkodra raportohet se Malota është paraqitur në stërvitje me skuadrën e Vllaznisë, por nuk është vënë nën urdhrat e trajnerit Gjoka, pasi u largua disa minuta më pas.

Skandali i falsifikimit të pronësisë në zonën e quajtur ‘Rana e hedhun’, në Shëngjin ka sjellë disa arrestime, mes tyre edhe Gjok Ndoka, presidenti i skuadrës së Besëlidhjes, në Lezhe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency