Sport

Arrestohet lojtari i njohur i NFL-së, mbante armë zjarri

Duane Brown (Houston Texans 2008–2017, Seattle Seahawks 2017–2021), aktualisht lojtar i NFL-së (Liga Kombëtare e Futbollit në Amerikë), u arrestua për posedim të armëve ndërsa përpiqej të hipte në një aeroplan në aeroportin e Los Angelesit.

Oficerja e policisë së LAX, Karla Rodriguez, konfirmoi se Duane Brown ishte dërguar pas hekurave. Ajo nuk saktësoi nëse arma që mbante ishte e mbushur.

Brown u arrestua pas një kontrolli rutinë që tregoi se ai mbante një armë zjarri. Ndalimi ndodhi në terminalin 6 të aeroportit, teksa Duane Brown ishte gati të hipte në avion.

Një video e publikuar tregon Duane Brown të ​​prangosur dhe të shoqëruar nga një patrullë policie teksa largohet nga aeroporti.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency