Itali

Arrestohet presidenti i klubit italian, akuzohet për evazion fiskal

Presidenti i Regginës në Serinë B italiane, Luca Gallo ka përfunduar në prangat e policisë, pas një vendimi të Guardia Di Finanzas për ta mbajtur në ambientet e paraburgimit, në pritje të vijimit të hetimeve.

Gallo, përveçse president i klubit të Regginës, operon edhe në fushën e mbështetjes së biznesit me menaxhim dhe personel, dhe pikërisht këtu akuzohet se ka bërë evazion fiskal dhe manipulim me skemën e TVSH-së.

Arrestimi i Gallos vjen pas një sërë masash të tjera, pasi janë vënën nën sekuestro shumë prona të numrit një të klubit italian, i cili tani do të duhet të lajë hesapet me drejtësinë, para se të rifitojë lirinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency