Serie A

Arrihet akordi, Fiorentina kalon në pronësinë e manjatit italo-amerikan

Për zyrtarizimin duhet të presim ende edhe disa ditë, por tashmë mund të themi me siguri, që pronari i ri i Fiorentinës do të jetë manjati italo-amerikan, Rocco Commisso.

Ky i fundit u takua për më tepër se 3 orë me vëllezërit Diego dhe Andrea Della Valle, në një zyrë në Milano dhe në fund ranë dakord për shitjen e aksioneve te Commiso, për shumën e 180 milionë eurove.

Sipas mediave italiane, klubi pritet të kalojë në duart e Commissos brenda pak ditësh, ndërsa më pas pronari i ri do të nisë punën për të rindërtuar organigramën, ku pritet të afrojë një sërë njerëzish të tjerë, si dhe një trajner të ri.

Gjithashtu një nga çështjet e para me të cilën do të duhet të përballet Commisso, është ajo e yllit të skuadrës, Federico Chiesa, i cili kërkohet me ngulm nga Interi e Juventusi, ndërsa klubi vjollcë synon ta mbajë akoma në Firence.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency