Merkato

Arrihet akordi, Emerson te Chelsea për 20 mln euro

Nëse Edin Dzeko do të vazhdojë të qëndrojë te Roma të paktën deri në verë pasi marrëveshja me Chelsea-in nuk u realizua për shkak të kërkesave shumë të larta ekonomike të sulmuesit boshnjak përsa i përket pagës, mbrojtësi brazilian Emerson Palmieri ka marrë rrugën drejt Londrës. Chelsea dhe Roma arritën marrëveshjen për brazilianin mbi bazën e 20 milionë eurove plus 6 milionë të tjera në formë bonusesh.Ndërkohë Emerson Palmieri do të firmosë me Blutë e Londrës një kontratë për 4 vite e gjysmë me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency