Arrihet marrëveshja, Fonseca trajneri i ri i Romës!
Paulo Fonseca do të jetë trajneri i ri i Romës. Portugezi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Shakthar Donetsk për t’u larguar nga Ukraina, me Fonsecan që do ta paguajë vetë klauzolën e largimit prej 2 milionë eurosh, kjo edhe për faktin se portugezi për t’u liruar nga ukrainasit pranoi një rrogë më të ulët nga verdhekuqtë në mënyrë që Roma t’i jepte një çek të bardhë prej 2 milionë eurosh që të paguante klauzolën e largimit nga Shakthari. Fonseca do të udhëtojë drejt kryeqytetit italian të mërkurën për të hedhur firmën në kontratën 3-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon dhe për t’u prezantuar si pasuesi i Claudio Ranierit në stolin e skuadrës verdhekuqe.



