Serie A

Arrihet marrëveshja, Marotta në janar te Interi

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, është gjithnjë e më pranë Interit. Kjo është ajo që të paktën shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave, 61-vjeçari pritet t’i bahskohet projektit të Suning te zikaltrit, duke marrë të njëjtin rol që ai ka aktualisht te Juventus. Sipas të njëjtave burime, Marotta ka patur kontakte të vazhdueshme me drejtuesit kinez të Interit dhe mes tyre është arritur një akord. Giuseppe Marotta iu bashkua Juventusit në vitin 2010, ndërkohë që të enjten ai pritet të largohet nga roli drejtues që ka te bardhezinjtë. Në janarin e vitit të ardhshëm, 61-vjeçari pritet të marrë detyrën e re te Inter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency