Merkato

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Paqueta drejt transferimit në kampionatin francez

Pas një sezoni e gjysmë me Milanin, fantazisti brazilian Lucas Paqueta është gati të nisë një tjetër aventurë, këtë herë në kampionatin francez, ku do të firmosë me skuadrën e Lyonit.

Lajmi është dhënë pasditen e sotme nga mediat italian,e të cilat duke cituar burime pranë klubit kuqezi, raportojnë se është arritur marrëveshja mes Milanit dhe Lyonit për çmimin e kartonit dhe se fantazisti brazilian pritet të mbërrijë nesër në Francë.

Futbollisti pritet që brenda ditës së nesërme të kryejë edhe vizitat mjekësore, para se të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin e Lyonit, ndërsa paga pritet të jetë pak a shumë e njëjtë me atë që merr aktualisht te Milani.

Ndërkohë marrëveshja me kuqezinjtë është arritur për shitjen përfundimtare të kartonit për shifrën e 21 milionë eurove, ndërsa Milani ka ruajtur edhe një përqindje nga rishitja, për të arritur në një total prej 25 milionë eurosh.

Kujtojmë që fantazisti brazilian u ble nga Milani në tetor të 2018-ës për shifrën e 35 milionë eurove, pas një këmbënguljeje nga ana e Leonardos, por pas një sezoni e gjysmë me fanellën kuqezi, nuk ka arritur të fitojë një vend titullari, ndonëse ka pasur mundësinë të punojë me trajnerë të ndryshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency