Arrihet marrëveshja për Lozanon, ja sa do të shpenzojë Napoli
Napoli është shumë pranë marrëveshjes për transferimin nga PSV Eindhoven të Hirving Lozano. Menaxheri i sulmuesit meksikan, Mino Raiola dhe presidenti De Laurentiis kanë gjetur gjuhën e përbashkët. 42 milionë euro do të shkojnë për arkat e klubit holandez, por 20% të kësaj shume do të përfitoja skuadra meksikane Pachuca, që ruajti 1/5 e kartonit kur e shiti në Eredivisie.
Ditët e ardhshme do të përcaktohet detajet e fundit, mes të cilave edhe të drejtat e imazhit. Për lojtarin është gati kontrata 5-vjeçare ndërsa për trajnerin Ancelotti përforcimi i parë i madh për repartin e avancuar.



