Arrihet marrëveshja, Valentino Murataj te Partizani!
Valentino Murataj mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Partizanit. Mungon zyrtarizimi por marrëveshja mes Partizanit dhe Bylisit për kalimin e kapitenit të ballshiotëve në kryeqytet është arritur. Me shumë gjasa mesfushori 24-vjeçar do të dalë në stërvitje me Partizanin duke filluar që nga dita e enjte ndërsa pritet të zyrtarizohet edhe kontrata e Muratajt me të kuqtë. Partizani do të derdhë një shumë të majme në arkat e Bylisit për Muratajn ndërkohë që Daja nga ballshiotët pëlqen edhe Donald Mëllugjën për të cilin drejtori Olsi Rama do ta bëjë një tentativë.



