Premier League

Arsenal – Chelsea, derbi i Londrës në SuperSport 3, në orën 20:45

Premier League nuk rresht së ofruari përplasje të mëdha dhe këtë të mërkurë vjen nëpërmjet ekranit të SuperSport, pikërisht në kanalin 3, me derbin e Londrës Arsenal – Chelsea, që do të nisë në orën 20:45.

Dy gjigantët e futbollit anglez janë praktikisht të dorëzuar në garën për titullin kampion, por kanë shumë arsye për të dhuruar një 90-minutësh të luftuar dhe emocionues në stadiumin “Emirates”. Chelsea i Antonio Contes ka një avantazh të ndjeshëm prej 8 pikësh ndaj ekipit të Wenger dhe me një fitore të mundshme në këtë derbi do të parakalonte sërish Manchester United, që klasifikohet i dyti me 47 pikë. Për “topçinjtë” do të ishte zhgënjyese nëse mbyllin një tjetër sezon pa pjesëmarrjen në Champions League, ndaj duke iu referuar faktit që janë pritës dhe ndodhen në vendin e 6-të, presioni është pikërisht tek vendasit.

Sa i përket gjendjes së të dyja skuadrave, Wenger nuk do të ketë në dispozicion Giroud, Montreal dhe Ramsey (dihet dhe mungesa e gjatë e Cazorlas), ndërsa Kolasinac, Koscielny dhe Ozil mbeten në dyshim për shkak të problemeve fizike.

Nga ana tjetër, Conte e ka thuajse të plotë grupin, përveç dy mungesave të vjetra si David Luiz Musonda.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency