Premier League

Gola dhe spektakël për një pikë në derbin e Londrës

Arsenal dhe Chelsea dhuruan një paraqitje spektakolare në derbin e parë londinez për 2018-ën, në ‘Emirates Stadium’. Ndonëse asnjëra prej skuadrave nuk lufton më për titull, në fushë u pa një grintë e jashtëzakonshme, ndërsa nuk munguan golat, rastet dhe pritjet spektakolare.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 vetëm falë aftësive të spikatura të portierëve të të dyja skuadrave, që realizuan pritje vendimtare.45-minutëshi i dytë ishte fantastik, me Arsenalin që gjen avantazhin me anë të Wilshere, që shënon pas më tepër se 2 vitesh. Blutë e Antonio Contes kundërpërgjigjen me 2 gola dhe përmbysin gjithçka, por në minutat shtesë, është Hector Bellerin që rikthen baraspeshën edhe njëherë.

Pas javës së 22-të, Chelsea mban vendin e 3-të me 46 pikë, ndërsa Arsenali renditet I 6-I me 39 pikë. Premier League kryesohet bindshëm nga Manchester City me 62 pikë, me skuadrën e Guardiolës që ka fituar 20 nga 22 sfidat dhe ka barazuar 2 të tjerat.

Kronika e ndeshjes minutë pas minute:
94′ – Përfundon në barazim 2-2 derbi spektakolar i Londrës

93′ – Mundësi e artë për Morattën, por gjuajtja e tij grushtohet nga Cech, ndërsa goditja e Zapacostës më pas, përfundon në traversë

92′ – Hector Belleriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin. 2-2. Një tjetër mbrojtës spanjoll shënon, por këtë herë për Arsenalin dhe barazon sfidën

90′ – Gjyqtari i 4-t akordon 4 minuta shtesë

88′ – Theo Walcott zbret në fushë, në vendin e Chambers

84′ – Goooooooool. Marcos Alonso ndëshkon Peter Cech, pas një pasimi të marrë nga Zapaxosta dhe kalon në avantazh Chelsean

82′ – Antonio Conte kryen zëvendësimin e fundit, duke larguar belgun Hazard, për t’i bërë vend brazilianit Willian

80′ – Edhe Wenger kryen zëvendësimin e parë. Alexander Lacazette i lë vendin Danny Welback

76′ – Tjetër zbritje e shpejtë e Chelseat me anë të Morattës, por pasimi i tij për Hazard ndalet nga Peter Cech

72′ – Aksion mjaft i bukur, i nisur nga Kante, që pasi kombinon me Bakayokon, godet nga jashtë zone, por topi devijohet në këndore nga Holding

71′ – Largohet edhe Cesc Fabregas, për t’i lënë vendin mesfushorit Drinkwater

70′ – Alvaro Moratta ka një tjetër mundësi, por i vetëm përballë Cech, godet mbi kuadrat, duke nervozuar edhe trajnerin e tij, Antonio Conte.

67′ – Eden Hazaaaaaaard. Belgu fiton një 11-metërsh, të cilin e ekzekuton vetë dhe rikthen baraspeshën

 

65′ – Tjetër mundësi e Arsenalit me Lacazette, por këtë herë devijon portieri Courtois

63′ – Gooooooool. Jack Wilshere gjen rrjetën. Mesfushori anglez depërton në zonë dhe godet, teksa topi  përplaset në shtyllë dhe ndalet në rrjetë

62′ – Aksion mjaft i bukur i Arsenal, por pasimi i Ozil për Sanchez largohet nga Cahill në momentet e fundit dhe topi përfundon në këndore

56′ – Victor Mosses largohet për t’i bërë vend Zapacostës

53′ – Ndëshkohet edhe Holding, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Cesc Fabregas

52′ – Thibaut Courtois i thotë jo golit të Lacazette, me një super-pritje

49′ – Peter Cech, vendimtar me 2 pritje të njëpasnjëshme. Fillimisht ndal gjuajtjen e Hazard dhe më pas devijon në goditjen e Marcos Alonso, duke mbajtur rezultatin 0-0.

 – Nga këmbët e Alvaro Morattës, starton edhe pjesa e dytë e sfidës

 – Përfundon në barazim pa gola pjesa e parë e derbit londinez Arsenal-Chelsea

45′ – Fabregas shërbehet mjaft mirë nga Hazard dhe godet rrezikshëm, por topi shkon mbi trahun e portës

43′ – Fabregas ‘hakmerret’ ndaj Wilshere dhe gjyqtari e ndëshkon

39′ – Zbritje e shpejtë e Arsenalit, me Ozil që godet nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule të portës

38′ – Marcos Alonso ekzekuton një goditje dënimi mbi vijën e 16-metërshit, por topi shkon mbi trahun e portës së Cech

31′ – Wilshere bëhet i ndëshkuari i parë në këtë derbi, pas një faulli në dëm të Fabregas

27′ – Tani është radha e Peter Cech, që të grushtojë në këndore, një goditje të rrezikshme të Bakayokos

23′ – Super Courtois, i mohon golin Laccazette, me një devijim të mrekullueshëm

17′ – Kundërpërgjigje e menjëherëshme e Arsenalit. Alexis Sanxhez godet mjaft mirë, por fillimisht prekja e Courtois dhe pastaj të dy shtyllat pingule, i mohojnë golin ‘Topçinjve’

15′ – Sërish Chelsea dhe sërish Moratta, por këtë herë pret Cech. Spanjolli merr një pasim të bukur nga Mosses, nga krahu i djathtë dhe e devijon lehtë në duart e portierit të Arsenalit

14′ – Rasti më i mirë deri tani i takon Chelseat. Alvaro Moratta gjendet i vetëm me portierin Cech, por godet çuditërisht jashtë

13′ – Aksion i shpejtë i Arsenalit, me dyshen Sanchez-Ozil, por pasimi final mbyllet nga portieri Courtois

11′ – Sërish Hazard zbret rrezikshëm në zonë, por goditja e tij devijohet edhe një herë në këndore

7′ – Alexis Sanchez ekzekuton një goditje dënimi dhe topi i devijuar për pak sa nuk përfundon në rrjetën e portës së Courtois

2′ – Eden Hazard hyn në zonë dhe godet, por topi devijohet në këndore nga Mustafi

 – Starton derbi i Londrës me topin e parë të shkelmuar nga Arsenali

Formacionet zyrtare:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency