Featured

Arsenal gati kontratën e re, kërkon të blindojë njeriun e momentit

Arsenal po kalon një moment fantastik në Premier League, me londinezët të cilët kryesojnë kampionatin me 23 pikë, një më shumë se Manchester City.

Drejtuesit e klubit, por edhe trajneri spanjoll, Mikel Arteta kanë nisur nga puna për rinovimin e Gabriel Martinelli.

Braziliani është kthyer në njeriun lider te “topçinjtë”, pasi deri më tani ka shënuar 4 gola, të fundit në suksesin 3-2 ndaj Liverpool.
Arsenal ka gati kontratën e re dhe pritet që Martinelli të firmos deri në verën e vitit 2028.

Mes palëve ka optimizëm dhe sipas medieve britanike, rinovimi është çështje ditësh, pasi kontrata aktuale skadon në vitin 2024.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency