Arsenal-Manchester City, derbi anglez per Frenkie de Jong
Ka një derbi anglez mes Arsenalit dhe Manchester City për talentin e Ajaxit të Amsterdamit, Frenkie de Jong. 21-vjecari, pjesë e Përfaqësueses U-21 të Holandës, pëlqehet shumë si nga Arsen Wenger ashtu edhe nga Pep Guardiola. Edhe pse gjatë sezonit aktual është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje me “harkëtarët”, cilësitë e mesfushorit holandez janë të pdiskutueshme. Dueli në distancë mes Arsenalit dhe Manchester City-t pritet ta rrisë ndjeshëm cmimin e kartonit të de Jong, që mund të shitet nga Ajaxi që në muajin janar.



