Arsenal-Manchester United, spektakli i garantuar në Londër
Premier League na ofron sot një përballje spektakolare në Londër, mes Arsenalit dhe Manchester United-it. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas një ecurie mjaft pozitive në javët e fundit dhe kanë koleksionuar nga 3 fitore radhazi.
“Djajtë e kuq”, përtej formës së mirë në këtë fillim sezoni, kanë mbetur 8 pikë mbrapa City-t kryesues dhe një humbje sot në Londër, do të rrezikonte ta nxirrte nga lufta për titullin.
Nga ana tjetër, Arsenali ka pretendime më modeste, sepse I mbetur jashtë garës për titull, ka përqendruar forcat për të arritur një vend në 4-she për të siguruar pjesëmarrjen në Champions.
Arsen Wenger nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim, sulmuesin francez Alexandre Lacazette, por do të mund të mbështetet te shërbimet e Alexis Sanchez, që do të startojë nga minuta e parë, pavarësisht shqetësimeve muskulore që ka shfaqur ditët e fundit.
Nga ana tjetër, Mourinho vjen me organikë të plotë dhe do të ketë mundësi të përzgjedhë 11-shen më të mirë në këtë sfidë. Krahas betejës në fushën e lojës, kjo sfidë paraqet edhe një dule në pankinë, mes dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Arsen Wenger, që nuk gëzojnë raporte të mira dhe që janë përplasur shumë shpesh në distancë.
Takimi Arsenal-Manchester United do të startojë në orën 18:30 dhe do të transmetohet live nga Supersport 1.



