Arsenal, me ofertë për Jesus/ Ja sa janë të gatshëm të paguajnë “The Gunners”
E ardhmja e sulmuesit brazilian të Mancheter City-t, Gabriel Jesus mbetet e pasigurt, pasi negociatat për rinovimin e kontratës mes tij dhe klubit ende nuk kanë nisur.
Autori i 12 golave dhe 12 asisteve në të gjitha kompeticionet në sezonin 2021-2022 ka nisur që të shqyrtojë mundësitë e tjera. Sipas raportimeve te medieve britanike Arsenal ka bërë ofertë zyrtare për brazilianin, për të cilin “The Gunners” janë të gatshëm të paguajnë 42 milionë euro.
Kontrata aktuale e Jesus me “Citizens” skadon në vitin 2023 dhe duke parë që rinovimi nuk shihet më si një mundësi, 25-vjeçari do të përfundojë në merkato këtë verë.
Megjithatë vetë Jesus e ka bërë të qartë preferencën e tij, pasi ka deklaruar, “provoni një kampionat të ri duke i dhënë lamtumirën Premier League”, gjë e cila vë në pikëpyetje një kalim të mundshëm të braziliani te te Arsenal.



