Angli

Arsenal me pike të plota, Arteta arrin shifrën e veçantë në krye të “The Gunners”

Arsenal vazhdon kryesimin në Premier League me katër fitore në po aq ndeshje. Sfida e fundit përball Fulham, të cilën “topcinjtë” e fituan me rezultatin 2-1, ishte një ndeshje speciale për trajnerin Mikel Arteta.  Përveçse skuadra e tij siguroi një tjetër fitore të rëndësishme, spanjolli luajti ndeshje e tij të 100 si timonier i Arsenal në Premier League.

Në 100 ndeshje deri më tani për Artetën, ishte fitorja numër 53 dhe vetëm një trajner legjendar e ka kaluar teknikun 40-vjeçar. Bëhet fjalë për Arsen Wenger, i cili në 100 ndeshjet e para në Premier League ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje më shumë se Arteta, pra 54.

Drejtuesit e klubit i kanë besuar përsëri stolin spanjollit, edhe pse në sezonin e fundit, “topcinjtë” dështuan për t’u kualifikuar në grupet e Champions League. Ndërsa fillimi i sezonit të ri është fantastik për Artetën, pasi ka arritur të sigurojë triumfin e katërt radhazi në Premier League, dhe kryesojnë të vetëm në renditje me 12 pikë.

Sfida e fundit në Emirates Stadium përballë Fulham, për Arsenal ishte prova e parë e vështirë, pasi “topçinjtë” për herë të parë në këtë sezon u gjendën në disavantazh, pasi Mitrovic shënoi golin e parë të takimit për Fulham. Ndërkohë reagimi ishte fantastik me Odegaard dhe Gabriel që i sollën fitoren e katërt “Topçinjve”, në një triumf special për Artetën në krye të Arsenal.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency