Arsenal pa trajnerin në ndeshjen e parë të vitit, Arteta mungon në përballjen me mësuesin e tij
COVID vijon të shkaktojë shqetësime në botën e futbollit teksa numra të lartë të infektuarish janë regjistruar në Angli, Spanjë apo edhe Itali. Së fundmi, ai që është prekur nga virusi i rrezikshëm është trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Tekniku spanjoll ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit që janë kryer në klub dhe në këtë formë është izoluar për të mos rrezikuar pjesën tjetër në klubin e Arsenal. Ndërkohë, infektimi me COVID, e bën të pamundur pjesëmarrjen e Mikel Artetës në ndeshjen e parë të vitit, atë të datës 1 janar ndaj Manchester City-t të trajnerit Pep Guardiola.
Kujtojmë se Arteta ka qenë ndihmësi i Guardiolës te “Qytetarët”, ndërsa këtë radhë është i detyruar të mungojë në përballjen me atë që mund të konsiderohet si “mësuesin” i tij.



