Arsenal rikthehet në merkato, Topçinjtë vendosin në shënjestër një talent portugez
Pas Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenkos dhe Fabio Viera, Arsenal është rikthyer në merkato. Topçinjtë pretendojnë të sigurojnë para fundit të merkatos firmën me Pedro Neto, talentin 22-vjeçar të Wolverhampton.
“Ujqërit” e vlerësojnë kartonin e mbrojtësit plot 50 milionë paund me londinezët që kanë nisur negociatat për të përfituar një skonto. Gjithsesi, drejtuesit e Wolverhampton kanë shumë pritshmëri për portugezin dhe vështirë të hapin rrugë duke detyruar në këtë formë, Arsenalin të plotësojë kërkesat e tyre ekonomike.
Megjithatë, për të përfunduar me sukses marrëveshjen, fillimisht drejtuesit e Arsenal duhet të largojnë Pepe, i cili ka interesin e Nice në Ligue 1.



