Arsenali dhe Barcelona nisin punën për një shkëmbim të bujshëm
Një shkëmbim i bujshëm ideohet nga Anglia. Klubi i Arsenalit i ka propozuar Barcelonës kartonin e sulmuesit Aubameyang, të cilit i hoqi shiritin e kapitenit pak ditë më parë, në këmbim të brazilianit Philippe Coutinho.
Sulmuesi nga Gambia nuk bën më pjesë në planet e Mikel Artetës dhe situata është e njëjtë edhe me fantazistin brazilian Coutinho, i cili nuk ka bindur për asnjë moment në “Camp Nou”, ndaj po përgatit largimin në janar.
Për Coutinhon kanë shfaqur interes disa klube angleze dhe vetë braziliani mirëprit një rikthim në Premier League, ku edhe ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës me Liverpoolin, ndaj Arsenal është gati të përfitojë.
Nga ana tjetër edhe Barcelona vuan mungesën e një sulmuesi pykë, ndaj Aubameyang do të ishte alternativa ideale për ta aktivizuar në majë të repartit të avancuar dhe pikërisht për këto shkaqe, një shkëmbim mes tyre bëhet gjithmonë e më i mundshëm.



