Premier League

Arsenali dy “shuplaka” Chelsea-t, çfarë rivaliteti për vendin e katërt

Ashpërsohet edhe më tej gara për vendin e katërt në Premier League, i fundit që të siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Pas fitores së Manchester United me Crystal Palace, vjen dhe suksesi i Arsenalit ndaj Cheslea-t në derbin e Londrës. Në “Emirates” skuadra e Unai Emery realizoi të dy golat e sfidës në pjesën e parë me autorë dy lojtarë francezë, Lacazzette dhe Koscielny. Një “shuplakë” për formacionin e italianit Maurizio Sarri, që tashmë rrezikon shumë zonën Champions.

Në këtë sfidë, trajneri Maurizio Sarri nuk kishte ftuar Alvaro Moratën, të ardhmen e të cilit mediet angleze e lidhin me Atleticon e Madridit.

Por si është situata në renditje? Chelsea edhe pas kësaj disfate mban vendin e katërt, me 47 pikë, por Arsenali dhe Manchester Unitet ndjekin me vetem 3 pikë më pak, nga 44.

Është ende shumë herët për të diskutuar për renditjen përfundimtare, por është e qartë që me ritmin e shfrenuar të fitoreve të “Djajve të Kuq” duhet të frikësohen jo vetëm Chelsea e Arsenali, por edhe ekipet kryesuese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency