Arsenali, gati të dëgjojë ofertat për Ramsey
Sezoni negativ dhe atmosfera jo e mirë tek Arsenali mund të kenë impakt negativ te disa lojtarë të rëndësishëm siç është Aaron Ramsey, i cili mund të mos rinovojë kontratën që skadon në vitin 2019. Për të shmangur një situatë të tillë, drejtuesit po mendojnë që në verën e ardhshme të pranojnë oferta për mesfushorin uellsian i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 8 asiste. Nuk mungojnë admiruesit për 27-vjeçarin, që nga klubet e mëdha të Premier League e deri te Barcelona dhe Juventus.



