Arsenali gjen në Rusi pasuesin e Lacazette, gati oferta për sulmuesin iranian
Alexandre Lacazette do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë, ndërsa drejtuesit e “Topçinjve” janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër sulmues.
Emri kryesor në listë është ai i iranianit Sardar Azmoun, i cili po bën mjaft mirë me klubin e Zenit Shën Petërsburgut në Rusi, megjithatë prej kohësh është në pritje të transferimit në një kampionat më të fortë.
Mediat angleze konfirmojnë se drejtuesit e londinezëve kanë arritur tashmë një akord paraprak me sulmuesin Iranian dhe kanë nisur negociatat me klubin rus, që nga ana tjetër synon të arkëtojë rreth 30-35 milionë euro nga kartoni i Azmoun.



