Arsenali gjen portier në Amerikë, ka luajtur 15 ndeshje me përfaqësuesen
Arsenali ka rënë dakord me skuadrën nga Shtetet e Bashkuara, New England Revolution, për blerjen e portierit Matt Turner.
Turner, 27 vjeç, do të firmosë kontratën me “Topçinjve”, pasi të kalojë testet mjekësore. “Gardiani” do të nisë stërvitjen me skuadrën angleze në qershor.
Turner ka bërë 106 paraqitje për skuadrën e tij në MLS dhe 15 ndeshje me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.
Ai u shpall portieri i vitit në MLS sezonin e kaluar, pasi New England e mbylli në krye të renditjes sezonin e rregullt me një rekord pikësh.
Turner do të konkurrojë me Aaron Ramsdale dhe Bernd Leno, që për momentin mbeten zgjedhjet e para të trajnerit Mikel Arteta në “Emirates Stadium”.



