Arsenali mendon për Navas si pasues të Cech
Ky mund të jetë sezoni i fundit që Keylor Navas vesh fanellën e Realit të Madridit. Portieri kosta-rikan, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger. “Topçinjtë” e konsiderojnë 30-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Petr Cech. Nga ana tjetër nuk është sekret që presidenti Florentino Perez, prej kohësh kërkon të sjellë te Reali, David de Gea të Manchester United.



