Premier League

Arsenali nuk i ofron rinovimin, një tjetër emër i madh lirohet me parametër zero

Drejtuesit e Arsenalit nuk kanë aspak ndërmend të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës me Alexandre Lacazette, i cili në fund të sezonit mbyll  kontratën me “topçinjtë” dhe me shumë mundësi do të largohet me parameter zero. Francezi është rikthyer titullar në formacionin e trajerit Arteta, por klubi nuk është gati t’i ofrojë atij rinovimin për një kohë të gjatë dhe me pagën aktuale.

30-vjeçari, i cili është në fund të aventurës së tij me londinezët është i lirë të nisë bisedimet me klubet e tjera që nga 1 janari. Francezi, që i kushtoi plot 52 milionë paund Arsenalit kur e transferoi nga Lyoni në 2017-ën nuk i mungojnë ofertat, pasi Atletico Madrid, Milan, Marseille dhe Newcastle janë klubet që po monitorojnë me kujdes situatën mes lojtarit dhe klubit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency