Premier League

Arsenali “shpartallon” Evertonin, Koeman drejt shkarkimit

Fitore me goleadë për Arsenalin që u rikthye te suksesi në kampionat duke zhytur në krizë të thellë Evertonin. Në “Goodison Park”, përfundoi gjithçka me suksesin 2-5 të “topcinjëve”, të cilët falë kësaj fitoreje u ngjitën në vendin e 5-të në kuotën e 16 pikëve aq sa edhe Chelsea. 7 autorë të ndryshëm golash në këtë sfidë. Për vendasit shënuan Rooney që i dha provizor Evertonit dhe në fund Niasse, ndërkohë që për Arsenalin e gjetën rrugën e rrjetës, Nacho Monreal, Ozil, Lacazette, Ramsey dhe Sanchez. Kjo humbje e rradhës mund të sjellë edhe shkarkimin  e holandezit Ronald Koeman nga stoli i Evertonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency