Arsenali me sytë nga Europa League, për të shpëtuar sezonin
Në një sezon që duket i dështuar për një klub si Arsenali, Europa League duket si e vetmja dritare për të gjetur një rreze drite për topçinjtë. Jashtë zonës Champions në kampionat, humbje turpëruese me Cityn brenda pak ditësh dhe mbi të gjitha shumë luhatje, kanë bërë që hijet të bien sërish mbi Arsen Wenger, që tashmë duket se nuk ka kundër vetëm tifozët. Arsenali këtë vit realisht nuk e ka shfaqur “arsenalin” që pritej por në Europa League skuadra ka shansin të rregullohet dhe sepse kjo përballje me Milanin duket se I rikthen atmosferën e mbrëmjeve të mëdha europiane, jo thjesht për këtë skuadër, apo kundërshtarin e saj por mbi të gjitha dhe për kompeticionin. Arsenali dhe wenger mbi të gjitha e dinë mirë, se kjo sfidë mund të ndryshojë perceptimin e këtij sezoni duke bërë që londinezët me vazhdimin e rrugëtimit të tyre drejt Lyonit të tregojnë se nuk janë më skuadra e preferuar për momentin në Angli, por një ekip që kërkon të rikthehet I lavdishëm, pse jo që nga Europa. Për më tepër që dhe Wenger ka nevojë të tregojë se lëvizjet dhe në merkaton e dimrit kanë qenë të goditura me afrimin e Aubameyang dhe Mkhitaryan që ndoshta do t’i japin ekipit atë që nuk arritën t’ja jepnin dot Sanchez dhe Giroud.



