Itali

Arthur zbulon “qortimet” e Ronaldos për ushqimin: Është një atlet i kompletuar!

Arthur Melo dhe Cristiano Ronaldo për një sezon ishin pjesë e Juventusit në kampionatin italian ndërsa së fundmi, mesfushori i bardhezinjve ka zbuluar edhe kritikat që shpeshherë shokët e ekipit merrnin nga portugezi për ushqimin që konsumonin.

Siç dihet CR7 është shumë i kujdesshëm për të ruajtur në formën maksimale fizikun, ndërsa mesfushori Brazilian shton se Ronaldo është një atlet dhe nuk mund të konsiderohet si një futbollist i thjeshtë.

“Ne uleshim së bashku për të ngrënë dhe ndonjëherë Ronaldo “hidhte sytë” nga pjatat tona duke na “tërhequr veshin” se duhej të konsumonim vetëm ushqime të cilat i bëjnë mirë trupit. Por, prandaj Ronaldo ka një fizik të admirueshëm dhe nuk mund të konsiderohet vetëm si futbollist, ai është një atlet i kompletuar.

Më ka surprizuar me profesionalizmin e treguar me atë që bën në fushë, por edhe jashtë saj. Kujdeset shumë që të marrë të paktën 15 minuta rreze dielli për çdo ditë dhe tregohet shumë i vëmendshëm me njerëzit me të cilët shoqërohet”, u shpreh Arthur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency