As Mbappe dhe as Messi, Galtier zgjedh më të mirin e PSG-së: Ekipi ndryshon pa të
PSG ka shumë yje në skuadër, por trajneri Christophe Galtier vlerëson më shumë se të gjithë Marco Verrattin, nga këmbët e të cilit kalon çdo aksion i kampionëve të Francës.
“U bënë dhjetë vite që Marco luan në kampionatin tonë, ai është një ndër mesfushorët më të mirë në Europë. Kur ai mungon, skuadra nuk është më e njëjta.
Niveli i tij i lojës është i jashtëzakonshëm, teksa ai është edhe një lojtar shumë i pranishëm në rikuperimin e topave”, deklaroi trajneri francez i PSG-së.




