Premier League

As që e mendon largimin, Kante synon ta mbyllë karrierën te Chelsea

N’Golo Kante i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. 28-vjeçari që ndiqet me interes nga Juventusi dhe Real Madrid, gjatë një interviste deklaroi se dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te Chelsea, skuadër tek e cila është transferuar në korrik të 2016-ës nga ekipi i Leicester dhe i ka kushtuar “Bluve të Londrës” plot 32 milionë paund. 28-vjeçari theksoi se është shumë ambicioz dhe se objktivi i tij është të fitojë sa më shumë tituj me skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard. Ai theksoi se është përmirësuar shumë që kur u transferua në Stamford Bridge dhe se do t’i pëlqente ta mbyllte karrierën pikërisht te skuadra londineze. Kante deklaroi se kontrata e tij skadon në 2023-in dhe shpreson që deri në fund të përjetojë moment të bukura me këtë fanellë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency