As Real, as Juve, ja me kë do të firmosë Pogba!
Nuk do të shkojë te Reali i Madridit, dhe as tek Juventusi. Paul Pogba sezonin e ardhshëm, do të veshë fanellën e PSG-së. Janë të sigurt për diçka të tillë në Spanjë, ku mediet pretendojnë se mesfushori francez ka firmosur tanimë një parakontratë me klubin parizien. Pogba, të cilit i skadon kontrata me Manchester United nw qershorin e ardhshëm, disa herë gjatë intervistave ka manifestuar dëshirën për të mos qëndruar në “Old Trafford”, çka kishte bërë që në ndjekje të tij të vihej Reali i Madridit, ndërkohë që edhe tek Juventusi synonin të përfitonin me njw për një rikthim të bujshëm.
“Los Blancos”, gjithsesi, duket se janë të fokusuar tërësisht te Mbappe, për ta bërë atë goditjen e madhe të verës, ndërsa tek Juventus kanë hequr dorë nga ideja, duke qenë se kanë kuptuar se operacioni do të ishte shumë problematik në aspektin ekonomik. Në këtë mënyrë ka përfituar PSG, që prej kohësh synon ta rikthejë në atdhe një nga kampionët e botës, si dhe për të kompletuar një organikë “yjesh” në çdo repart.



