Serie A

As Roma s’i bën ballë Juventusit, VAR-i ua bën më të “lehtë” humbjen verdhekuqve

Juventusi likuidon njëra pas tjetrës të gjitha skuadrat “big” të Serisë A. Radha për t’u gjunjëzuar para fuqisë bardhezi ishte për Romën, që u dorëzua 1-0 në “Allianz Stadium”, pa arritur t’i rrëmbejë pikë “Zonjës së Vjetër” në “fortesën” e saj. Mjaftoi goli i Mario Mandzukic në pjesën e parë që bardhezinjtë të koleksiononin fitoren e radhës, që i ngjit në kuotën e 49 pikëve në renditjen e përgjithshme, plot 8 pikë më shumë se Napoli i vendin të dytë.

Por të mos ishte për sistemin VAR, ndeshja do të kishte përfunduar me rezultatin 2-0. Më minutën 2-të shtesë, Douglas Costa realizoi golin e dytë i shërbyer nga Cristiano Ronaldo, por pamjet e përsëritura treguan se pati një ndërhyrje të gabuar ndaj një futbollisti verdhekuq para nisjes së kundërsulmit të vendësve. Roma pas javës së 17-të mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe parakalohet në klasifikim nga Sassuolo, me një pikë më shumë.

Sa i përket Juventusit, duket po zhvillon një kampionat më vetë pa rivalë, nëse do të vijojë me këtë ritëm mund ta mbyll kampionatin me më shumë se 100 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency