As Ten Hag “s’i bën derman”, holandezi kërkohet nga Leicester City
Sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, Leicester City po merr në konsideratë afrimin e Donny van de Beek në formë huazimi në merkaton e dimrit, një operacion që do të përfshinte një opsion blerjeje prej 15 milionë eurosh, për të forcuar mesfushën.
Veç kësaj, mesfushori holandez, i cili ishte huazuar tek Everton vitin e kaluar, e ka marrë “ok”-in nga Manchester United për të kërkuar një destinacion të ri gjatë dritares së merkatos së ardhshme, pasi as ardhja e Erik ten Hag në stolin “Djajve të Kuq” nuk ka mundur ta ndihmojë ish-lojtarin e Ajaxit për në vend në formacion. Futbollisti holandez mbërriti tek United në verën e vitit 2020 për 40 milionë euro, por performancat e tij poshtë pritshmërive kanë bërë që të konsiderohet një nga blerjet më të këqija në historinë e klubit anglez.
Leicester City nuk është i vetmi klub i interesuar për shërbimet e Van de Beek. Në Itali thonë se edhe Interi synon ta marrë mesfushorin. Holandezi mësohet se pëlqehet nga trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.



