As VAR nuk i mjafton Liverpool-it, WBA e eliminon nga FA Cup
Kupa e surprizave ajo e mbretëreshës në Angli me Liverpool që u eliminua nga West Bromwich. Miqtë, në krizë rezultatesh në kampionat bënë goditjen e madhe në Anfield Road duke mos u ndalur as nga VAR teksa fituan 3-2 përballë The Reds të Jurgen Klopp. Ndeshja u zgjidh pothuajse që në pjesën e parë me Rodriguez që ishte protagonisti i madh pavarësisht se sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi me Firminon, por futbollisti i West Bromuich realizoi dy herë. Dawson shënoi dhe në të 19-tën por goli i tij u anullua nga VAR, ndërsa në aksionin pasardhës të Liverpoolit vendasit fituan një 11-metërsh me VAR por Firmino e gaboi. Para pushimit Matip gabimisht dërgoi dhe topin në rrjetën e tij duke i dhënë një epërsi prej dy golash miqve. Finalizimi i Salah në të 78-tën vetëm sa i dha shpresë ekipit të Klopp pasi në raundin tjetër kaloi WBA falë suksesit 3-2.



