Featured

Asambleja cakton datën për zgjedhjet e FSHF-së

Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka shtyrë datën për zhvillimin e zgjedhjeve për presidentin e federatës në 15 mars në orën 10:00, ndërsa më parë ishte vendosur si datë 2 marsi.

Pas propozimit nga ana e zv.Presidentit të FSHF-së, Edvin Libohovës, shtyrja e zgjedhjeve është votuar në mënyrë unanime nga 44 delegatët e pranishëm në këtë Asamble, nga 55 që është totali i tyre, duke plotësuar kuorumin për të vijuar punimet. Asambleja Zgjedhore do të mbetet e hapur dhe do të vijojë punimet deri më 15 mars.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency