Kategoria Superiore

Asambleja e Vllaznisë, miratohet fondi për vitin 2018

Miratohet fondi i vitit 2018 për klubin e Vllaznisë, por për miratimin e buxhetit duhet pritur ende. Ky ka qenë konkluzioni që ka dalë nga mbledhja e Asamblesë së klubit kuqeblu, ku janë diskutuar 3 pikat e rendit të ditës.

Më kryesorja është miratimi i shtimit të kapitalit me 55 milionë lekë të reja, ndërkohë që ka marrë “Ok” edhe rritja e pagesave për përgjegjësin teknik të Akademisë së klubit dhe trajnerëve të Vllaznisë B dhe skuadrës së 19-vjeçarëve.

Përsa i përket buxhetit, ai është miratuar, por mungesa e kuorumit të numrit të duhur të këshilltarëve të pranishëm ka bërë që gjithçka të shtyhet për në mbledhjen e radhës. Ashtu siç ka ndodhur shpesh në Asamblenë e klubit Vllaznia, nuk kanë munguar diskutimet dhe debatet që zgjaten përreth një orë e gjysmë, derisa 3 pikat kryesore të rendit të ditës morën miratimin.

Bashkia e qytetit të Shkodrës zotëron 100% të aksioneve të klubit dhe megjithëse prej disa kohësh po kërkon aksionerë, për momentin asnjë alternativë nuk është konkretizuar.

Kuqeblutë, sezonin e shkuar, rrezikuan seriozisht rënien nga kategoria, teksa edhe në këtë edicion situata është tejet e vështirë, megjithëse gjatë merkatos së Janarit janë afruar lojtarë me vlerë si Sukaj e Malota, me qëllim që shkodranët t’i largohen zonës së ftohtë të klasifikimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency