Kategoria Superiore

Asani-Mala, “krahët” që e mbajnë Partizanin në “fluturim”

Partizani nuk është një Ferrari, numri i golave të shënuar të ndalon të bësh krahasimin ku të çon menjëherë e kuqja e fanellës, por, sidoqoftë, mbetet deri më tani makina më e shpejtë e kampionatit. Kryesues i Superiores, me ndjekësit që, për momentin, i shohin targën. Një kryesim i ndërtuar mbi të gjitha nga krahët.

Te Partizani shënojnë shumë lojtarë, por ata që kryesisht zgjidhin ndeshjet janë pikërisht Esat Mala dhe Jasir Asani. Te Partizani shënojnë shumë lojtarë, por mjafton t’i hedhësh një sy ndeshjeve të fundit në kampionat për të kuptuar se në plot 5 takimet e fundit, që pas derbit, ndeshjet i kanë zgjidhur ata të dy, Mala ose Asani. Për ta shpjeguar më qartë, goli i fundit i dikujt tjetër në kampin e kuq në Superiore daton nëntorin e kaluar, pasi që nga dhjetori e këtej emrat në listën e golashënuesve janë pikërisht ata, Esat Mala dhe Jasir Asani.

Aftësia për të ndryshuar krahët, kombinimet me Bardhin, e bëjnë treshen e tyre pikën e fortë të të kuqve, të dy të ngjashëm në klas, të vështirë për t’u markuar 1 me 1 nga kundërshtarët falë teknikës dhe aftësisë për të dribluar, duke krijuar superioritetin numerik.

Mala dhe Asani prej 3 muajsh kanë marrë për dore skuadrën edhe në aspektin e golave në kampionat. “Engjëlli” dhe “djalli” të kuqve në ndeshjen e fundit, 23-vjeçari nga Shkupi është një prej lojtarëve më teknikë në kampionat, ndërsa 20-vjeçari nga Prizreni është njeriu i ndeshjeve të mëdha, vrasës i rivalëve direktë. Të dy në total kanë shënuar 9 gola, pothuaj gjysmën e atyre që ka shënuar këtë sezon skuadra e Skënder Gegës. Shifra që konfirmojnë se janë pikërisht Mala dhe Asani ata që bëjnë me krahë Partizanin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency