Asani: Me Starovën ishim të ndrydhur, Dalipi e meriton suksesin
Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të spikatur të Partizanit, në sfidën e fituar 0-3 në Laç. Fantazisti bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke udhëhequr skuadrën në daljet në sulm dhe duke fituar shumë faulle në afërsi të zonës kundërshtare.
Sa i vuani duelet e ashpra?
Asani: Gjithë javën kemi parë video për Laçin. Është një fitore e rëndësishme, sepse asnjëherë Laçi nuk ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-3. Dhanë gjithë lojtarët maksimumin.
E ke si objektiv shënimi e golave?
Asani: Më rëndësi është fitorja, por duhet ta çojmë klubin atje ku e ka vendin. Së shpejti do të vijnë edhe golat.
Ku e ka vendin klubi?
Asani: Partizani duhet të qenë në vendin e parë, por Europa është objektivi ynë
Si e mendoni vazhdimësinë? Çfarë ka ndryshuar trajneri i ri?
Asani: Me Starovën s’kemi qenë shumë të lirë të luajmë, pasi kishim frikë, sepse me një gabim duhet të kthehej ekipi në mbrojtje. Dalipi na ka dhënë më shumë fuqi. E meriton edhe Dalipi këtë sukses.
Do vijoni të qëndroni te Partizani?
Asani: Kam kontratë 4-vjeçare, por do e shohim. Tani për tani jam këtu.



