Futboll

Asani shkëlqen në debutim, i jep fitoren AIK Stockholmit (pamjet)

Jasir Asani hyn menjëherë në zemrat e tifozëve të AIK Stockholmit, skuadër ku u huazua pak javë më parë nga Partizani.

25-vjeçari realizoi golin e fitores (2-1) në miqësoren ndaj Karlstadit, me një goditje të shpejtë me të majtën.

Ishte minuta e 72-të, kur ish-numri 10 i Partizanit bëri lëvizjet e tij të zakonshme brenda zonës dhe me një diagonale të saktë nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Kujtojmë që në këto gjashtë muaj Asani do të luajë i huazuar dhe nëse do ta bindë stafin teknik me paraqitjet e tij, do të transferohet me titull përfundimtar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency