Kategoria Superiore

Asani: Treguam se kemi gjunjë të fortë, ja kujt i drejtohej festimi

Jasir Asani ishte njeriu i ndeshjes, pasi falë grintës dhe shpejtësisë së tij, i vodhi kohën Cuculit dhe arriti të marrë një 11-metërsh, të cilin e shndërroi po vetë në gol, duke i dhënë barazimin Partizanit, në transfertën mjaft të rëndësishme ndaj Kukësit.

Në fund të takimit, futbollisti nga Shkupi u ndal para mikrofonit të Supersport, për të komentuar ndeshjen dhe veçanërisht episodin e penalltisë.

Na komento pak momentin e 11-metërshit. Jep një vlerësim më të qartë…
Duhet të pyesni Cuculin, pasi ai edhe vetë e pranoi se ishte penallti. Tani që po e shikojmë, duket qartë që është penallti.

Si e keni përgatitur këtë takim, pasi kishit shumë mungesa?
Kishim shumë mungesa, si Telushi, Mala, etj., por ata që luajtën dhanë maksimumin dhe na shkoi shumë mirë.

Morët topin direkt, për të gjuajtur 11-metërshin…
Isha shumë i sigurt se do të shënoja. Kisha vetëbesim.

Keni vetëbesim se do të shpalleni kampion?
Kemi edhe 9 ndeshje për të luajtur dhe duhet t’i marrim me radhë, pasi kampion shpallesh vetëm matematikisht.

Për cilin ishte mesazhi në momentin e festimit?
E kuptojnë ata sipër se për kë ishte mesazhi. Disa njerëz kanë akuzuar shumë Partizanin, por ne në fushë u treguam se kemi gjunjë shumë të fortë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency