Premier League

Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt shkarkimit!

Zjarri i Djajve të Kuq nuk e ngroh më Jose Mourinhon. Për portugezin ka nisur një dimër i acartë në Old Trafford  ku zhgënjimi i fundit në kampionat ndaj Southamptonit thellon edhe më shumë ndasitë që janë krijuar mes tij klubit anglez dhe mbi të gjitha tifozëve. Është e vërtetë se United ja doli të përmbyste situatën duke kthyer rezultatin nga 2-0 për Southampton në barazim 2-2, por nuk duhet harruar fakti se rivalët e tyre zbritën në fushë si përfaqësuesit e vendit të tretë nga fundi i tabelës së klasifikimit, të cilët nëse nuk do të kishin marrë pikën e vlefshme të barazimit do të ishin renditur të fundit. Mjafton një panoramë e tillë për të konfirmuar lajmet që mbërrijnë tashmë nga Anglia, të cilat flasin me bindje se Jose Mourinho nuk është më special dhe se shkarkimi i tij gjatë orëve në vijim është hapi i rradhës për drejtuesit e klubit të United. Spekulimet mediatike pohojnë se Mourinhos nuk i nglet tjetër veçse të shpresojë tek një mrekulli. Për të shtuar klimën negative shtojmë edhe pakënaqësitë dhe tensionin e krijuar me shumë lojtarë përfshi  Pogban dhe Lukakun. Tashmë stoli i Mourinhos është basti më i preferuar në mbrëterinë e bashkuar me bookmakersat që e kuotojnë portugezin si teknikun që renditet i pari, pra me probabilitet më të lartë të shkarkimit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency