Asgjë serioze, Sukaj humbet vetëm sfidën ndaj Vllaznisë
Partizani mund të marrë frymë lirisht. Xhevahir Sukaj nuk ka asgjë serioze dhe shumë shpjet do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Mark Iuliano. Edhe pse fillimisht u përfol se 30-vjeçari do të mungonte rreth 1 muaj, Sukaj ka pësuar vetëm një tërheqje të ligamentit anësor të gjurit dhe me shumë mundësi do të humbasë vetëm sfidën e kësaj fundjave ndaj ish skuadrës së tij Vllaznisë. Trajneri i Partizanit Iuliano mund të qetësohet tashmë sepse një mungesë e gjatë e Sukajt do ta vinte në vështirësi serioze italianin i cili nuk ka të gatshëm as qëndërsulmuesin tjetër Edgar Cani i cili vazhdon të jetë i dëmtuar.



