Europa League

Ashtu si ndaj Sportingut, Skënderbeu nuk do stërvitet në stadium para Dinamos së Kievit

Supersticion apo jo, kjo mbetet për t’u parë por Skënderbeu ndoshta beson edhe tek fuqitë e padukshme të Zotit të Futbollit, po sepse ashtu si dy vjet më parë, skuadra korçare ka vendosur të stërvitet në fushën e kompleksit Tropikal përpara ndeshjes së Europa League dhe jo ashtu siç është bërë traditë, në stadiumin ku do të luhet takimi. Një ditë përpara sfidës ndaj Dinamos se Kievit, klubi ka vendosur ta zhvillojë seancën e fundit, atë të rifiniturës ku trajneri Daja do të caktojë edhe formacionin, në fushën e kompleksit të qytetit bregdetar. Në orën 16:30, trajneri kryeqytetas do të udhëheqë djemtë e tij në katërkëndëshin e blertë, ashtu siç bëri Josa në 4 nëntorin e Vitit 2015 dhe vetëm një ditë më pas, Skënderbeu arriti një fitore historike me rezultatin 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës në “Elbasan Arena” që gjithsesi duhet thënë se ndryshe nga dy vjet më parë, këtë herë do të jetë i boshatisur për shkak të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA. Pas seancës së fundit stërvitore, trajneri Daja do të udhëtojë me shpejtësi drejt Elbasanit ku në orën 19:15 do të mbajë konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj Dinamos së Kievit. Një vendim deri diku i kuptueshëm për bardhekuqtë që këtë herë edhe pse pa mbështetjen e tifozëve, kërkojnë një sukses të madh ashtu si dy vjet më parë, për të ndjekur ëndrrën europiane.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency