Lajme

Asist dhe gol, Progni bën diferencën, Gjilani mposht Vushtrrinë e kap kreun

Gjilani iu bashkua Ballkanit në krye të IPKO Superligës së Kosovës në kuotën e 30 pikëve, pasi mposhti me lehtësi 1-3 Vushtrrinë në sfidën e javës së 14-të. “Skifterët” e dominuan në çdo aspekt takimin me ekipin që renditet i parafundit në klasifikim, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin. Golin e parë skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e shënoi që në minutën e 19-të me Keita Razak (e dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Prognit), ndërsa Armend Halili realizoi golin e epërsisë së dyfishtë para përfundimit të pjesës së parë, duke përfituar nga kontrolli i dobët i topit nga portieri kundërshtar pas goditjes së fortë nga distanca të Prognit.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të Superiores e gjeti më pas vetë rrjetën në minutën e 78-të, duke vrarë çdo shpresë të futbollistëve të Vushtrrisë për të shmangur humbjen. Gjithsesi, në kohën shtesë vendësit realizuan golin e nderit pas një goditjeje shumë të bukur nga jashtë zonës nga Shala, 1-3.

Sfida tjetër e kësaj të enjteje e zhvilluar mes Ferizajt dhe Flamurtarit u mbyll me suksesin minimal të vendasve me golit të Shalës. Tri pikë shumë të rëndësishme për Ferizajn, që i jep fund një serie të gjatë humbjesh.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency