Askush nuk ndal Juventusin, Ronaldo rikthehet te goli
Këtë Juventus duket se nuk e ndal askush, pasi bardhezinjtë mposhtë Udinesen me rezultatin 0-2 në Friuli dhe regjistruan fitoren e 10 radhazi, në po kaq ndeshje zyrtare, në sezonin e ri.
Bentancour në të 34-ën dhe Ronaldo në të 37-ën shënuan për bardhezinjtë e Allegrit, të cilët dominuan sfidën gjatë gjithë 90-minutëshit dhe nuk e vunë asnjë herë në dyshim triumfin.
Juventusi vijon kështu marshimin në krye të kampionatit italian me 24 pikë të plota dhe përkohësisht ndiqet nga Napoli me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.
Më herët Cagliari arriti të mposhtë pastër 2-0 Bolognën, në një sfidë ku sardët ishin dukshëm superiorë ndaj kuqebluve të drejtuar nga Philippo Inzaghi.



